1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Kryediplomatja e re gjermane kërkon që Dodikut t’i vendosen sanksione

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të vendosen sanksione ndaj Millorad Dodikut, kryetarit të Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës. 

Përpjekjet e fundit të Dodikut dhe asamblesë së Republikës Srpska, e cila ka miratuar një sërë hapash që fuqizojnë një nismë për të transferuar disa kompetenca nga institucionet shtetërore, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi, ka bërë që BE të reagojë.

Qeveria e re gjermane i bëri thirrje të hënën Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione ndaj anëtarit të Presidencës së BiH dhe kreut të SNSD Milorad Dodik, i cili synon “të tërheqë Republikën e tij autonome Republikën Srpska nga Forcat e Armatosura, gjyqësori dhe sistemi i taksave të BiH”, njofton Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Përpjekjet për t’u shkëputur janë të papranueshme, dhe kjo gjithashtu do të thotë, dhe unë kam lobuar këtu, se regjimi aktual i sanksioneve tani të përdoret edhe kundër z. Dodik,” u tha gazetarëve Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock pas takimit me kolegët e BE-së në Bruksel.

Ajo përsëriti komentet e paraardhësit të saj, Heiko Maas, një ditë përpara se ministrat e çështjeve evropiane të BE-së të diskutonin situatën në Bosnje dhe Herzegovinë.

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë situatën në Ballkan në mënyrë më të detajuar në një samit me fqinjët lindorë të bllokut të mërkurën.

Ndryshe, Baerbock është kryetarja e Partisë së Gjelbër e cila tani është në koalicion me SPD-në në Gjermani. Në këtë parti bën pjesë edhe eurodeputetja, Viola von Cramon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img