1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryediplomati ukrainas: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të çonte drejt paqes në Evropë

Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba tha se Kievi po lufton paragjykimet dhe keqkuptimet e vjetra në lidhje me pasojat që mund të sjellë anëtarësimi i vendit të tij në aleancën ushtarake, NATO.

Ai gjithashtu kritikoi ish-drejtuesit e Gjermanisë që kishin bllokuar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim 15 vjet më parë.

Sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Kulebas, anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk do të çonte në një luftë tjetër me Rusinë.

Përkundrazi, në një intervistë për mediumin Politico dhe gazetat gjermane Bild dhe Die Welt, ai tha se anëtarësimi i vendit të tij në NATO është “rruga drejt paqes” në Evropë.


Ai shtoi se Ukraina nuk pret që anëtarësimi të bëhet gjatë kohës sa lufta me Rusinë vazhdon, por “pas luftës, do të ishte vetëvrasje që Evropa të mos e pranonte Ukrainën si anëtare të NATO-s”.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje muajin e kaluar liderëve të NATO-s që gjatë takimit të tyre në Vilnius në korrik, të përqendrohen në rritjen e kapacitetit luftarak të Ukrainës gjatë kundërofensivës së Kievit ndaj forcave ruse.

Një çështje kyçe që duhet ngritur gjatë takimit të 11 dhe 12 korrikut do të jetë e ardhmja e raporteve mes Ukrainës dhe NATO-s, tha Scholz.

Por, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk pret që NATO-ja ta miratojë kërkesën e Ukrainës për t’i nisur ftesë zyrtare për t’iu bashkuar aleancës, në samitin e ardhshëm.

“Në samitin në Vilnius, dhe teksa bëjmë përgatitjet për samit, ne nuk jemi duke diskutuar çështjen e ftesës zyrtare.Ne jemi duke diskutuar se si ta afrojmë Ukrainën me NATO-n”, ishte shprehur Stoltenberg.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img