Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu sot është pritur në Kosovë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Scharz.
Përmes një komunikate për media të MPJ-së, bëhet e ditur se pas pritjes së Cavusoglu, ministrat kanë darkuar bashkë, ku kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta.
Në darkën zyrtare, të ftuar ishin edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shtetve përkatëse.