-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kryediplomati sllovak: Mund ta rishqyrtojmë qëndrimin ndaj Kosovës nëse arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi

Slovakia mund ta rishqyrtojë pozicionin e saj ndaj Kosovës në rast të arritje së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin BE’së, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtëm, Ratislav Kacer.


Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është kyçe për përparimin e Serbisë drejt rrugës së saj evropiane, u shpreh kryediplomati sllovak.

“Tash, më shumë se kurrë, është e rëndësishme për liderët politikë në Beograd dhe Prishtinë të shqyrtojnë cilat rrugë u japin njerëzve shpresë për një të nesërme më të mirë”, tha ai, siç e citoi media serbe “Politika”.

“Prandaj, të dyja palët duhet të kontribuojnë barazi në gjetjen e zgjidhjeve që çojnë në rregullim të marrëdhënieve. Në këtë kuptim, emisari special i BE’së Miroslav Lajçak, ka tërë mbështetjen tonë”

Pyetur se ku qëndron Sllovakia në rast të arritjes së një marrëveshje mes palëve, kryediplomati sllovak u shpreh se vendi i tij mbështetet në parimet e të drejtës ndërkombëtare.

“Qëndrimi ynë derivon nga Deklarata Asambelesë Kombëtare e Republikës së Sllovakisë, e cila lejon – më saktësisht – hap mundësinë e rishqyrtimit të qëndrimit në rast të arritjes së një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizim të marrëdhënieve”.

“Por, tash për tash, kjo është çështje dytësore përnga pikëpamja e situatës aktuale dhe ruajtja e interesave serbe”, ka thënë Kacer.

Sllovakia mbetet njëra nga pesë vendet brenda Bashkimit Evropian që ende nuk e njohur pavarësinë e Kosovës./Insajderi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img