Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, ka paralajmëruar përforcim e kufirit Kosovë – Serbi me prani të KFOR’it, kjo për t’i ndalur përplasjet.
Ai ka thënë se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Tajani ka kërkuar nga Kurti dhe Vuçiq të inkurajojnë dialogun në mes palave
”Italia protagonisti i paqes në Ballkan. Unë fola me Presidentin. Vuçiq dhe me kryeministrin Kurti. I kam kërkuar të dyve që të inkurajojnë dialogun mes palëve. Në marrëveshje me GuidoCrosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përleshjeve të mëtejshme”, ka thënë kryediplomati italian.
Të dielën në veri të Kosovës, një grup terrorist vrau një polic dhe plagosur një tjetër.
Më pas Policia nisi operacionin për t’u përballur me këtë grup të organizuar terrorist.