Site icon PrishtinaPress

Kryediplomati Italian nga Tirana: Do shtojmë ushtarët italianë te KFOR në Kosovë, dialogu të rifillojë

Ministri i jashtëm italian Antonio Tajani ndodhet sot në Tiranë për të diskutuar mbi investimet e Italisë në Shqipëri dhe të gjitha planet konkrete në fushën e ekonomisë.

Ai u shpreh se investimet do të përforcohen në shumë sektorë, përfshirë industrinë, bujqësinë apo peshkimin. Veç kësaj, Tajani u ndal dhe te situata e vështirë në veri të Kosovës, duke theksuar se Italia po bën të pamundurën për të dialoguar me përfaqësuesit e dy shteteve.

Ai tha se zgjidhja e vetme është diplomatike.

“Italia dënon aktet e dhunës, ne punojmë për paqen dhe stabilitetin e atij rajoni, unë kam folur personalisht me Kurtin dhe Vuçiq, u thashë të ndalojnë çdo veprim dhe pohova që Italia është e gatshme të përforcojë forcat në KFOR për të shmangur incidente të tjera, vlerësohet puna e ushtarëve italianë atje. Italia di të dialogojë me të gjithë dhe mund të ketë rol për të sjellë paqe në një territor të komplikuar pasi zgjidhja është diplomacia.

I ftuam të gjithë ta shohin deklaratën e Borrelit të 19 shtatorit dhe të bllokohet çdo lloj aktiviteti ushtarak në atë zonë, sepse dhuna sjell dhunë dhe dialogu duhet të rifillojë. Dhuna të zëvendësohet me diplomaci dhe besoj që puna e BE-së do jetë më efikase, ne vendosëm të jemi të pranishëm në Ballkan jo vetëm përpëriftime por ehde për të zgjidhur problemet e ndërlikuara”, deklaroi Tajani.

Exit mobile version