7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Kryediplomati i Kroacisë sot në Kosovë, takohet me Gërvallën e Kurtin

Sot, ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Atë do ta presë në takim, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Radman gjatë të martës do të takohet me krerët e institucioneve të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti e kryekuvendarin, Glauk Konjufca.

Pas takimit do të ketë konferencë për media.

Pos Gërvallës, Radman do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me fillim nga ora 16:15.

Gordan Grliq Radman ka arritur në Kosovë mbrëmë. Ai është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja Gërvalla-Schwarz dhe nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ai njihet për deklaratat pro Kosovës veçanërisht për votën pro anëtarësimit në Këshill të Evropës, dhe anëtarësim në Bashkim Evropian.

“Ne e mbështetëm fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, kishte thënë Radman për gazetarët.

“Kosova e kërkoi mbështetjen nga shtetet anëtare, nuk kishte arsye të mos e mbështesnim”.

Ndryshe, me 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime, Këshilli i Ministrave i KiE-së ka vendosur ta mbështesë aplikimin e Kosovës dhe e ka dërguar për votim në Asamblenë Parlamentare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img