Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar Majlinda Kelmendin për medaljen e Artë të fituar në ‘Rio 2016’ duke e quajtur këtë natë si natë të paharruar.
‘’Natë e paharruar në Rio. Të faleminderit Majlinda për këto emocione. E ngrite lartë Kosovën. E lartësove flamurin e shtetit tonë përgjithmonë’’, ka uruar ministri Hoxhaj.