Site icon PrishtinaPress

Kryediplomati grek sot viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do ta vizitojë Kosovën.

Kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme dhe Diasporës.

Atë do ta pres ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Gërvalla dhe Dendias, do të kenë adresim për media me të përfunduar agjendën e tyre të takimeve.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën./Prishtinapress/

Exit mobile version