2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kryediplomati gjerman zbulon arsyet e vizitës në Kosovë dhe Serbi

Më 13 prill, Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel viziton për herë të parë Kosovën si Ministër i Punëve të Jashtme. Pjesë e këtij udhëtimi të tij në Ballkanin Perëndimor është edhe Serbia

Para nisjes së tij drejtë Prishtinës, kryediplomati gjerman ka deklaruar:

 

“Në Ballkanin Perëndimor ka pasur progrese të konsiderueshme gjatë viteve të fundit. Por së fundmi gjithashtu kemi vërejtur se disa plagë të së kaluarës janë ende të hapura dhe mund të çojnë në tensione edhe sot e kësaj dite. Ne dëshirojmë të përkrahim edhe më tej shtetet e rajonit në zhvillimin e tyre demokratik dhe kushtetues drejtë stabilitetit dhe mirëqenies.Për këtë arsye, unë sot udhëtoj për herë të parë drejtë Ballkanit Perëndimor, në Serbi dhe në Kosovë, dhe javën e ardhshme gjithashtu do të vizitoj Shqipërinë, ashtu që të kem një përshtypje personale. Ju siguroj bashkëbiseduesve të mi se: rruga drejtë BE-së vazhdon të jetë e hapur nëse përcaktoheni për reforma dhe progres në vend të përçarjes dhe ngecjes.“

Gjatë vizitës së tij, Ministri i Punëve të Jashtme Gabriel do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img