Site icon PrishtinaPress

Kryediplomatët e rajonit do të takohen me homologët e tyre në Bruksel, takimin e udhëheq Borrell

Gjashtë kryediplomatët e rajonit do të takohen me homologët e tyre më 13 nëntor në Bruksel dhe takimin pritet ta udhëheqë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

Fillimisht, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Siç njofton faqja zyrtare e BE-së, Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon, dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike.

Pas Këshillit të Punëve të Jashtme, Ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.

Exit mobile version