Site icon PrishtinaPress

KRUP paralajmëron aksion nga nesër në Prishtinë, borxhi ndaj shërbimeve të ujit mbi 45 milion euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se nesër në kryeqytet do të nisin një aksion te madh për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal.

Në njoftim thuhet se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, mbi 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit!  Nesër 15 maj 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në komunën e Prishtinës. Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Republikës së Kosovës. Nisja bëhet nga objekti i KRU”Prishtina” SH.A”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version