Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se në doza të kryeqytetit ka probleme me ujë të pijshëm.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo po ndodh për shkak të një problemi me një transformator energjetik në Impiantin e Trajtimit të ujit në Badoc, në të cilin janë duke intervenuar nga dje.
“Me ç’rast ne kemi sanuar pjesërisht por tash trajtojmë 415l/s dhe po bëjmë përpjekje pas evitimit të defektit të shkojmë me mbi 500l/s”.
“Pasi të rrisim kapacitetin trajtues, sot në orët e vona do të ketë stabilizim të situatës. Zonat që kanë mungesë uji: Çagllavica, lagjja Marigona 2, lagjja Qëndresa dhe zonat përreth”, thuhet në njoftim.