-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KRU “Prishtina” vendos dy autobote për shpërndarje të ujit te “Rruga B”

Janë bërë gati një javë që kur është ndaluar uji për pije dhe gatim nga liqeni i Badovcit. Për këtë, kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se edhe sot (e mërkurë) ka vendosur dy autobote me ujë të pijshëm te rruga”B” në Prishtinë.

“Furnizimi me ujë të pijshëm përmes autobotit te rruga “B” në Prishtinë, dy autobote”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina”, ka vendosur autobot edhe në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, te shkolla” Ismail Qemajli” dhe në rrugën “Muharrem Fejza”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje të enjten e kaluar qytetarëve të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit, pasi që analizat e mostrave të ujit në rezultatet laboratorike kanë treguar se ka vlera të rritura të manganit.

IKSHPK ka bërë të ditur se ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë dhe se mos përdorimi i ujit për pije dhe përgatitje të ushqimit do të vlejë deri në njoftimin e radhës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img