Site icon PrishtinaPress

KRU “Prishtina” sot me aksion ndaj borxhlinjve në Obiliq

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se sot do të zhvillojë aksion në Komunën e Obiliqit.

Sipas njoftimit, ky aksion do të zhvillohet me asistimin e Policisë së Kosovës dhe pritet të nis në orën 10:30.

“Nesër 13 shtator 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në komunën e Obiliqit. Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version