Site icon PrishtinaPress

KRU “Prishtina” përfiton grant me vlerë afër 62 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sot ka nënshkruar Konsulencën për Implementimin (Komponenta e rrjetit të ujërave të zeza dhe ujërave të reshjeve atmosferike).

Afër 62 milionë euro do të jetë vlera totale e këtij granti, 42.3 milionë euro do të jenë grant nga Qeveria gjermane, ndërsa 20 milionë euro do të jetë ai i Bashkimit Evropian që implementohet në kuadër të IPA 2022, raporton EO, përcjell Klankosova.tv.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, deklaroi se periudha për implementimin e këtij projekti është pesëvjeçare, ndërsa pritet të bëhet zgjidhja për katër komuna: Prishtinë, Fushë-Kosovën, Graqanicën dhe Obiliqin.

“Në cilësinë  e kryeshefit e bëmë ceremoninë e nënshkrimit të kontratës për shërbime të implementimit projektit për shërbime konsulente lidhur me projektin e trajtimit të ujërave të zeza. Periudha e implementimit të projektit do të jetë pesëvjeçar kurse në këtë projekt pritet të bëhet zgjidhja për katër komuna Prishtinë, Fushë-Kosovën, Graqanicën dhe Obiliqin. Është hapi  i parë që fillon implementimi, pra me anë të shërbimeve konsulence dhe besoj që bashkë me konsulencën gjermane, Qeverinë e Kosovës bordin e drejtorëve po edhe të KW që ta realizojmë suksesshëm këtë projekt”, u shpreh Fetahu.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getuar Mjeku, tha se vlera prej 200 milionë euro është për pjesën e rrjetit të kanalizimit të kolektorit dhe impiantit për trajtim të ujërave të ndotura.

“Po flasim për një grup projekte i cili do të i realizojë KRU ‘Prishtina’ si më e rëndësishmja prej kompanive në Kosovë si më e madhja dhe do të arrin vlerën 200 milionë eurove për pjesën e rrjetit të kanalizimit kolektorit dhe impiantit për trajtim të ujërave të ndotura dhe mund të jemi Kryeqyteti i fundit që realizojmë një impiant dhe ta bëjmë mënyrën më të mirë të mundshme sepse synimi është me i shërby qytetarëve edhe me mbrojt mjedisin ku jetojmë pra është një projekt shumë i rëndësishëm”, u shpreh Mjeku.

Exit mobile version