2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

KRU “Prishtina” paralajmëron aksion të paparë deri më sot: 0 tolerime

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë konsumatorët që janë të kyçur ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit.

Kjo kompania ka thënë se furnizimi me ujë të pijshëm po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga kyçjet e paautorizuara, nga ata konsumatorë që furnizohen me ujë duke shfrytëzuar alternativa ilegale.

Për këtë, KRU Prishtina sot ka paralajmëruar një aksion të paparë deri më tani kundë kyçjes ilegale.

Andaj, sot e tutje do jemi pa kompromis ndaj atyre që me vjet marrin ujë pa paguar për shërbime të ujit, e aq më keq kur sot kemi blloqe banesore që as nuk janë regjistruar edhe pas dhjetëra vërejtjeve që u kemi bërë.

Nga sot 0 tolerime për konsumatorët e kyçur ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit. Sot realizohen dy shkyçje të mëdha. Nuk ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale. Nga sot, në akcion të paparë deri më sot”, thuhet në njoftim./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img