1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KRU “Prishtina”: Komsumatorët i kanë 45 milionë € borxhe

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, Arjeta Mjeku, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se borxhi i konsumatorëve në këtë kompani, që nga paslufta, kap vlerën prej 45 milionë eurosh.

Siç tha Mjeku, 80 për qind e ujit shfrytëzohet nga amvisëria, ndërsa borxhi i kësaj kategorie të konsumatorëve përbën shumicën e borxhit, saktësisht 40 milionë euro. Ndërsa, bizneset dhe institucionet kanë borxh prej 5 milionë eurosh.

Ajo ka sqaruar se i kanë dërguar dhjetëra lëndë te përmbaruesi, duke shtuar se më ketë formë kanë arritur që të inkasojnë një shumë të madhe të madhe të borxheve.

“Borxhi i konsumatorëve të amvisërisë, institucioneve, bizneseve të vogla dhe të mëdha, ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, po flasim që nga paslufta deri më sot është mbi 45 milionë euro. 80 për qind e sasisë së ujit shpenzohet nga amvisëria, ndërkaq borxhi, vetëm i konsumatorëve të amvisërisë, është rreth 40 milionë euro. 5 milionë euro janë borxhe të bizneseve të vogla e të mëdha dhe të institucioneve”.

“Në përmbarim dërgohen ata konsumatorë që kanë borxhe mbi 100 euro. Kemi dërguar me dhjetëra lëndë, jemi duke përgatitur çdo ditë nga zyra ligjore lëndë të tjera. Pikërisht për këtë arsye u kemi bërë apel edhe qytetarëve që t’i shmangin taksat ndaj përmbaruesve. Pra, ta paguajnë borxhin para se lënda e tyre të shkojnë te përmbaruesi privat. Me përmbarim kemi arritur qe ta marrim një shumë të konsiderueshme të parave nga borxhlinjtë”.

Mjeku ka bërë të ditur se çdo të mërkurë dhe premte, me asistencë të Policisë së Kosovës, bëjnë çkyqjen e tri llojeve të konsumatorëve.

Sipas saj, ata që kyçen në mënyrë ilegale, përveç që kyçen nga furnizimi me ujë, ushtrohet edhe kallëzim penal, raporton EO.

“Veç kemi filluar me çkyqje intensive nga sistemi i rrjetit te furnizimit me ujë të pijshëm. Fillimisht jemi duke aplikuar çkyqje te ata konsumatorë që kanë borxhe të grumbulluara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe ndaj atyre konsumatorëve që janë të kyçur ilegalisht në sistem. Si konsumatorë ilegalë përfshihen të gjithë ata që kanë marrë pëlqimin për kyçje, kanë plotësuar kushtet teknike, mirëpo nuk i kanë dërguar ende listat e konsumatorëve në K.R.U Prishtina”.

“Çdo të mërkurë dhe premte, me asistencë të Policisë së Kosovës, dalim që t’i çkyqim tri lloje të konsumatorëve, ata që kanë borxhe të mëdha, ata që janë të kyçur ilegalisht, por edhe një kategori e konsumatorëve të cilët pas çkyqjes nga ana jonë, kyçen në mënyrë ilegale. Këta të fundit, përveç që kyçen nga furnizimi me ujë, ushtrojmë edhe kallëzim penal”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img