Site icon PrishtinaPress

KRU Prishtina kërkon që Badoci të mos përdoret për larje e peshkim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka bërë apel që uji i Badocit të mos përdorët për peshkim e për freskim, pasi ai përdoret për pije.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, zëdhënësja e e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, e cila ka thënë se uji mund të konsumohet pasi kryhen faza testimi dhe trajtimi para se të shpërndahet te konsumatorët.

“Për këtë janë disa udhëzime nga Ministria e Ambientit. Ne e marrim ujin nga liqeni i Badocit dhe e trajtojmë atë deri tek konsumimi për pije. Nuk është që e ndot liqenin në mënyrë direkte sepse ne e kemi procesin teknologjik që e trajtojmë për të bërë ujë të pijshëm dhe e shpërndajmë te konsumatorët, por në shikim të parë nuk është mirë që uji që konsumohet dhe përdoret për pije, të lahen, të pastrohen apo të hedhin mbeturina dhe as peshkimi, sepse një gjë e tillë nuk është e lejuar në bazë të ligjeve administrive”, ka thënë Mjeku.

“Konsumatorët e këtij liqeni shpeshherë gjatë verës ballafaqohen me mungesë të ujit, andaj të jeni të vetëdijshëm që ujin që e përdorim për pije të mos e përdorin assesi për destinime të tjera. Ne kemi laboratorin të akredituar fiziko-kimike dhe bakteriologjik brenda ujësjellësit ku mostrat merren paralelisht me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës”, u shpreh Mjeku.

Exit mobile version