Gjatë ditës së sotme, kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka zhvilluar një takim pune në Komunën e Drenasit të pritur nga drejtor i Infrastrukturës Publike, Idriz Hyseni.
Në këtë takim u diskutua rreth bashkërendimit të investimeve në sektorin e ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza për Komunën e Drenasit, me theks të veçantë për vazhdimin e zbatimit të ujësjellësve të rinj për 12 fshatra të komunës, gjetjen e burimeve të reja ujore për disa fshatra të tjera që deri më tash kanë pasur mungesë të ujit të pijshëm.
Me prioritet u diskutua lidhur me trajtimin e ujërave të zeza, që në të ardhmen bashkërisht me nivelin lokal, qëndrorë dhe donatorët të gjejnë mundësi që kjo fushë e rëndësishme e sektorit të trajtohet sa më shpejtë, duke parë se pellgu i lumit Drenica është në gjendje tejet të ndotur nga shkarkimi i ujërave të zeza.