2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

KRU “Prishtina” apelon gjobën 20 mijë euroshe të AIP-së: Ishte vendim i ngutshëm

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), e ka gjobitur me 20 mijë euro Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Mirëpo nga kjo kompani kanë thënë se vendimin e kanë marrë me shqetësim dhe e konsiderojnë të ngutshëm në kontekstin e zbatueshmërisë.

Zëdhënësja e kësaj kompanie Arjeta Mjeku, tha se vendimi i AIP-së është apeluar dhe është kërkuar nga gjykata kompetente për pezullim të këtij vendimi, deri në një shqyrtim të rregullt gjyqësor.

Ajo tha gjithashtu se kompania është përballur me sfida që sipas saj i kanë pamundësuar të sigurojë zbatimin e mbrojtjes së të dhënave personale.

“KRU ‘Prishtina’ Sh.A., ka filluar shpërndarjen e faturave të mbyllura në pliko, mirëpo ka qenë e pamundur të fillohet për të gjithë konsumatorët duke marrë për bazë numrin e lartë dhe koston. Praktikisht ekzistojnë edhe vështirësitë në implementim e të cilat nuk varen krejtësisht nga KRU ‘Prishtina’ siç janë kutitë postare te objektet kolektive të konsumatorëve të cilat mungojnë e që do të lehtësonin këtë proces”, deklaroi Mjeku.

Ajo tha se mbrojtja e të dhënave personale dhe ruajtja e privatësisë, janë ndër çështjet që kompania, sipas saj, i konsideron si më të rëndësishmet, dhe se janë duke u bërë përpjekjet maksimale në zbatim të plotë të këtyre kërkesave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img