Kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se në disa lokacione të ndryshe, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të zhvillojnë punime.
Bëhet fjalë për rrugët “Mojsine Kokalari”, “Xhevat Jusufi”, “Beqir Kastrati”, “Demë Ahmeti” dhe në rrugën “Ali Osmani”, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa në rrjetin e kanalizmit intervenime do të ketë në rrugët “Shaqir Avdiu”, “Dëshmorët e Kombit”, “Liqeni”, te Kampi “Enver Zymberi” dhe në fshatin Frashër.
“Gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes”, bën të ditur KRU “Mitrovica”.