3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

KRU “Mitrovica” njofton se furnizimi me ujë është kthyer në gjendje normale

Kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se impiantet për trajtimin e ujit në Shipol dhe Balinc janë duke punuar me kapacitet normal të trajtimit të ujit, duke shtuar se shpërndarja dhe furnizimi i ujit janë stabilizuar dhe kthyer në gjendjen normale të furnizimit.

Tutje, KRU “Mitrovica” thotë se tani pritet vetëm që uji i pijes të arrijë te konsumatorët, transmeton Klankosova.tv.

“Tani pritet që uji i pijes të arrije edhe tek konsumatorët tjerë të cilëve u rekomandojë që në rast se uji u vjen i turbullt, ta lënë rubinetën hapur për disa çaste derisa uji të kthjellohet. Kjo gjendje e ujit vjen si pasojë e gypave të vjetruar të cilët me kohë krijojnë një masë korozive dhe rrjedhjeve të mundshme në pusetat e ujëmatësve me ç’rast vakumi që krijohet me ardhjen e ujit, e bartë ujin e papastër deri në rubinetat tuaj”, thuhet në njoftim.

“Nga ana tjetër u sigurojmë se Impiantet tona asnjëherë nuk lëshojnë në rrjetin e furnizimit ujin i cili nuk i plotëson standardet e ujit për konsum human, gjë që gjithmonë vërtetohet në bazë të analizave fiziko – kimike dhe bakteriologjike”.

Situata me ujë është vështirësuar në disa zona të Kosovës, pas sulmit terrorist më 29 nëntor në Ibër Lepenc.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img