Inspektorët rajonalë të KRU “Hidrodrini”, të asistuar edhe nga Policia e Rajonale e Pejës, kanë filluar sot zbatimin e masave të shkyçjes së konsumatorëve borxhlinj.
Bëhet e ditur se aksioni ka shtrirje në tërë zonën e mbulueshmërisë, ndërsa sot është fokusuar në komunat Pejë dhe Klinë.
“Janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit ekonomi biznesore e familjare si dhe institucione vitale, përfshirë Stacioni i KOSTT Elektrobartja – Prishtinë dhe Posta e Kosovës, Pejë – pika nr.5. Shkyçje janë realizuar edhe në Çarshinë e gjatë të qytetit dhe në rajonin e fshatrave të Jabllanicës”, thuhet në kumtesën për media.
Numër i konsiderueshëm i konsumatorëve borxhlinj, me vet-kërkesë, në afat prej 40 minutash, i janë përgjigjur aksionit duke kryer pagesën e menjëhershme dhe duke e dëshmuar me fletëpagesa bankare në vendngjarje, njoftojnë nga KRU “Hidrodrini”.