Site icon PrishtinaPress

KRU “Hidrodrini” në Pejë hap konkurs për Kryeshef Ekzekutiv

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka hapur konkurs për pozitën Kryeshef Ekzekutiv.

Sipas njoftimit, konkursi është hapur sot deri më 2 shtator 2024.

“Konkursi mbetet i hapur nga sot 02.08.2024 deri më 02.09.2024.Të drejt aplikimi në këtë pozitë, kanë të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret arsimore dhe profesionale të kërkuara sipas këtij konkursi.” – thuhet në njoftim.

Deri më tash në krye të KRU “Hidrodrinit” ka qenë Dri Cena, i cili dy ditë më parë u shkarkuar me vendim unanim nga bordi i kësaj ndërmarrje, për shkak të perfomancen së dobët.

“Në pikën e rendit të ditës, në të ndryshme Bordi i Drejtorëve, pa praninë e zyrtarëve të lartë diskutoi performancën e Kryeshefit Ekzekutiv për 6 muajt e parë të vitit 2024, e cila u vlerësua negativisht nga të gjithë drejtorët e këtij organi. Performanca negative i parapriu vendimit unanim të bordit për lirimin nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të z.Dri Cena.” – thuhet në njoftimin e ndërmarrjes KRU “Hidrodrini” të publikuar dy ditë më parë.

Exit mobile version