13.8 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

KRU ‘Hidrodrini’: Gjysma e Istogut pa ujë, përfshirë burgu i Dubravës dhe kazermat e ushtrisë

Kompania rajonale e ujësjellësit KRU “Hidrodrini”, ka njoftuar se për shkak të një prishje në pompat kryesore gjysma e qytetit të Istogut dhe disa fshatra përreth do të mbeten pa furnizim me ujë, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të avarisë në pompat kryesore, ujë të pijshëm kanë mbetur edhe Burgu i Dubravës dhe kazerma e Ushtrisë së Kosovës.

“Për shkak të avarisë në pompat kryesore dhe në Gypin DN 315, pa furnizim me ujë kanë mbetur: Istogu pjesa perëndimore, Dubrava, Veriqi, Dushkaja, Kovraga, Burgu i Dubravës dhe kazerma e Ushtrisë së Kosovës”, kanë shkruar Hidrodrini në Facebook.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se ekipet e terrenit po punojnë në eliminim e avarisë dhe furnizimi me ujë sipas tyre do të kthehet në orët e mbrëmjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img