3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kroketa me patate të mbushura me djathë

Janë të përshtatshme për secilin racion me shumë njerëz, si pjata mesi

Përbërësit:

– 600 gr patate të ziera (të ftohura), me pak ujë në të cilin janë zier,
– 1 vezë,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 40 gr margarinë të shkrirë,
– 550 gr miell (sipas nevojës),
– 100 gr susam,
– 280 gr djathë,
– vaj për skuqje.

Përgatitja:

Patateve të kaluara në pak ujë i shtoni vezën, kripën dhe margarinën. Bashkoni dhe pastaj gradualisht shtoni miellin dhe ngjishni brumin.

Brumi duhet të jetë i butë dhe të mos kapet për gishta. Kaçkavallin priteni në kube.

Brumin ndani në topa të vegjël dhe tëholloni dhe mbushni me kube kaçkavalli.
Secilin top para rrotullimit në susam njomeni me pak ujë, në mënyrë që susami të ngjitet më mirë.

Fërgojeni në vaj të ngrohur 3 – 4 minuta derisa të marrë ngjyrë të mirë.

Kroketat mund të shërbeni me salcë sipas dëshirës por bën edhe pa të.

Ju bëfshin mirë!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img