Site icon PrishtinaPress

Kroasant me çokollatë

Nuk ka asgjë më të mirë per te konsumuar sesa një kroasant me çokollatë të ngrohtë, sidomos nëse ky kroasant me çokollatë te ngrohtë eshte punuar me krenari në kuzhinën tuaj.

Përbërësit

Udhëzimet

  1. Si fillim hedhim në një tas të madh miellin, gjalpin dhe sheqerin. I kalojmë të gjitha në mikser derisa të jenë përzierë mirë me njëra tjetrën.
  2. Shtojmë të verdhat e vezëve bashkë me kosin dhe kanellën dhe vijojmë t’i përziejmë në mikser derisa brumi të jetë i njëtrajtshëm.
  3. E hedhim brumin në një enë tjetër dhe e punojmë me dorë për disa minuta.
  4. Më pas brumin e mbështjellin me një letër kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta në frigorifer.
  5. E nxjerrim nga frigoriferi dhe e hollojmë në formën e petës në një trashësi prej 2 mm.
  6. Petën e presim në forma trekëndore.
  7. Në secilin prej trekëndëshat hedhim copa cokollate ose një lugë nutella apo reçel.
  8. I mbyllim në formë roleve duke shtypur me kujdes të dyja anët e kroasantit.
  9. I vendosim në tavë ku më parë kemi shtruar një letër pjekjeje.
  10. Pasi i kemi vendosur të gjithë me radhë në tavë, kroasantet i fusim në furrë të ngrohur në 180 gradë.
  11. I pjekim për 25 minuta, i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen.
  12. Sipas preferencës, para se t’i shërbejmë i spërkasim me pak sheqer pluhur sipër
  13. Ju befte mire!/Prishtinapress/
Exit mobile version