Kroacia me rastin e marrjes së Presidencës të Këshillit të Bashkimit Evropian do t’i kushtojë vëmendje të veçantë Kosovës dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve për bashkëpunim rajonal dhe fqinjësi të mirë.
Advertisement
Kështu u tha sot me rastin e prezantimeve të prioriteteve të Presidencës së Kroacisë në gjashtë muajt e ardhshëm.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se viti 2020 paraqet kohën për ndryshime efektive, për rinovimin e projektit të përbashkët evropian.
Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq, tha se programi i Presidencës kroate do të jetë i ndarë në katër fusha: Një Evropë në zhvillim, një Evropë që lidhë, një Evropë që mbron dhe një Evropë me ndikim.
Përveç këtyre, ajo tha se do të kenë edhe detyra kryesore politike që janë korniza financiare shumëvjeçare e zgjerimit, konferenca për ardhmërinë e Evropës dhe marrëdhëniet e reja me Mbretërinë e Bashkuar.
“Kosova është një kandidat potencial, kështu ne do të kushtojmë vëmendje të veçantë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve, unë iu siguroj se ekziston një vullnet i forte në Zagreb për të përparuar”, tha Barishiq.
PostAdss