Kroacia e ka përsëritur suksesin e Kupës së Botës në vitin 1998.
Kombëtarja kroate ka arritur që të sigurojë vendin e tretë në Kupën e Botës të këtij viti në Katar.
Të përzgjedhurit e Zlatko Dalic triumfuan sot kundër Marokut.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Khalifa International” përfundoi me rezultatin 2:1. Të tre golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e parë.
Josko Gvardiol (7’) dhe Mislav Orsic (42’) ishin autorët e golave të fitores për kroatët.
Kurse, Achraf Dari (9’) e shënoi golin e vetëm për marokenët.
Kombëtarja e Kroacisë me këtë triumf siguroi edhe stolisjen me medalje të bronztë.
Kujtojmë se ballkanasit suksesin më të madh e regjistruan në vitin 2018, kur dolën në pozitën e dytë.