13.3 C
Pristina
Saturday, October 5, 2024

Buy now

spot_img

Kroacia ndihmon Bosnjën me 10 milionë euro pas përmbytjeve katastrofike

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kroacisë ka marrë vendim për dërgimin e ndihmave humanitare për popullatën në zonat e prekura nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë në vlerë prej 10 milionë euro.

“Qeveria e Republikës së Kroacisë, duke marrë parasysh shkallën e fatkeqësisë natyrore në Bosnje dhe Hercegovinë, vendosi të ndajë fonde në vlerë prej 10 milionë euro për të ofruar ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve dhe për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës dhe të sigurojë nevojat bazë për viktimat dhe të evakuuarit. Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet “, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kroacisë, raportojnë mediat atje.

Në të njëjtën kohë, Qeveria ngarkon organet e administratës shtetërore që, në kuadër të kompetencave të tyre, të shqyrtojnë mundësitë dhe të ndërmarrin hapat e duhur për t’i ofruar ndihmë popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet, në përputhje me kërkesën për ndihmë ndërkombëtare.

“Kroacia qëndron fuqishëm në krah të Bosnjës dhe Hercegovinës fqinje dhe mike, e cila është prekur nga përmbytjet katastrofike. Krahas ndihmës financiare në vlerë prej 10 milionë euro, Kroacia merr pjesë aktive në dërgimin e ekipeve të shpëtimit dhe pajisjeve të nevojshme për rehabilitimin e terrenit dhe mbetet e gatshme dhe e hapur për të gjitha format e tjera të ndihmës në përputhje me nevojat e autoriteteve të BeH. Edhe një herë shprehim solidaritetin dhe ngushëllimin tonë të thellë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi e rëndë”,tha kryeministri Andrej Plenkoviq.

Qeveria e Republikës së Kroacisë tha se të gjitha shërbimet emergjente, institucionet kompetente dhe ministritë janë në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e tyre nga Bosnja dhe Hercegovina dhe monitorojnë me kujdes zhvillimin e situatës.

Kroacia është e gatshme të veprojë përmes Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, brigadave të zjarrfikësve, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe përmes Kryqit të Kuq Kroat, në varësi të formës së ndihmës që kërkohet nga autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img