Site icon PrishtinaPress

Krizë urie, OKB kërkon 800 milionë dollarë për Afganistanin

Agjencia e OKB-së për ushqim ka deklaruar se i duhen urgjentisht 800 milionë dollarë për gjashtë muajt e ardhshëm për të ndihmuar Afganistanin, i cili është në rrezikun më të lartë të urisë.

Agjencitë e ndihmës kanë ofruar ushqim, arsim dhe mbështetje të kujdesit shëndetësor për afganët pas pushtimit të talebanëve në gusht të vitit 2021 dhe pas kolapsit ekonomik që pasoi. Por, ndihmat janë ndikuar rëndë nga një dekret i talebanëve që ndalon gratë të punojnë në organizatat joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare, shkruan Associated Press.

 

Exit mobile version