-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Krizë për punëtorë, restorantet e baret po punësojnë pensionistë

Me sa duket nuk do të jetë e largët dita kur qytetarët do t’i drejtohen serviseve për kontrollin e automjeteve dhe nuk do të gjejnë teknik apo të kërkojnë shërbime të tjera dhe të mos gjejnë specialistë.

Pasojat e mungesës së fuqisë punëtore po i vuajnë më së shumti bizneset.

Baret dhe restorantet, por edhe kompanitë e transportit pohojnë se problematika e mungesës së fuqisë punëtore për këta sektorë është thelluar.

Ndërsa janë të shumta kompanitë që thonë se nuk po kërkojnë më punëtorë nga vendet aziatike, për shkak të largimit të shqiptarëve në Europë.

Situata paraqitet kritike edhe kompanitë e transportit. Vështirësia në gjetjen e drejtuesve të kamionit dhe stafit teknik për serviset pohohet nga përfaqësues të kompanisë së transportit “Shega Trans”.

Sipas tyre problematika po krijohet për shkak të largimit të punonjësve vendas në emigracion, kryesisht në Gjermani, shtet i cili ka lehtësuar kushtet për lidhjen e kontratave të punësimit.

Përfaqësues të kompanisë pohuan për Monitor se si zgjidhje po shihet marrja e punonjësve nga vendet aziatike, pavarësisht rrezikut për largimin e tyre, ndërsa është e vështirë gjetje e punonjësve nga shtete europiane, si Rumania apo Bullgaria.

Sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve edhe në këtë nisje të sezonit të mungesa e fuqisë punëtore vijon të jetë prej 15 mijë vende të lira pune. Vjet për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi kërkuan punonjës nga Filipinet apo vendet aziatike.

Përfaqësuesi i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja tha për Monitor se nisma për punësime nga vendet aziatike nuk ka funksionuar, pasi punonjësit largohen drejt Europës pas 2 apo 3 muajve qëndrim.

Jahja thotë se për shkak të kësaj situatë shumë biznese gjenden përballë një situate në të cilën po punësojnë punonjës të pakualifikuar apo si staf mbështetës për pastrim, për baçevan (mirëmbajtësi i lulishtes) hidraulik, elektricist etj po punësohen pensionistë.

Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Tq dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se pesionistët gjithnjë e më shumë po i drejtohen tregut të punës. Në fund të treujorit të parë, se nga të moshuarit mbi 65 vjeç, rreth 16% e tyre punonin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img