Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish paralajmërimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ai fajin për gjendjen e krijuar energjetike ia ke hedhur krejtësisht qeverisjeve të kaluara.
“Nga paslufta janë investuar më shumë se 1 miliard euro, gjendja është e njëjtë ai ajo e pasluftës. Të mos ishte vjedhur pamëshirëshëm edhe në tenderët e panumërt, sot gjendja mund të ishte ndryshe, dhe jo çfarë është tashti”, ka thënë Kryeminsitri, shkruan Gazeta Insajderi.
“E kemi thënë edhe në konferencat e mëhershme se janë dy faktorë që kanë bërë që të kemi këtë krizë, njëri është i jashtëm, Kosova sikundër shtetet e tjera një sasi të rrymës e mbulon nga importi, rrjedhimisht çmimet e larta në bursat ndërkombëtare”.
“Faktori tjetër, Kosova për 20 vjet i është lënë në mëshirë të tregtarëve të energjisë, politikbërësit e kaluar nëpërmjet veprimeve të tyre, prioritet i kanë dhënë prodhuesve të tjerë në shtete e rajonit”, ka thënë ai tutje në konferncën për media, shkruan Gazeta Insajderi.
Kurti tutje ka njoftuar se kriza do të zgjas përtej dimrit.
Ndryshe, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.
Tarifat për biznese dhe 600 kilovatet e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë, pra nuk do të ketë shtrenjtim, ndërsa tarifa për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh është dyfishuar. Tarifa për energjinë në tarifë të lartë nga 6.75 cent për kilovat është shtrenjtuar në 14 centë, apo një rritje prej 107%.
Kurse, tarifa e ultë apo energjia e konsumuar gjatë natës nga 2.89 cent është shtrenjtuar në 6 centë, një rritje prej 107%.
Janë afër 200 mijë familje që gjatë sezonit të dimrit preken nga rritja e çmimit të rrymës, pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.
Sipas të dhënave të KEDS-it, konsumin prej 600 kWh e tejkalojnë 31% apo 195,300 konsumatorë të amvisërisë gjatë sezonës së dimrit. Ndërsa, 21% të konsumatorëve gjatë sezonës së verës.