2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kriza në FSK, Presidenca: Osmani ka kohë që ka propozuar një program, kërkohet mbështetje buxhetore nga Qeveria

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, s’ka qëndruar duarkryq për krizën që po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës sa i përket ushqimit. Shefja e shtetit ka kërkuar një raport të detajuar për situatën nga komandanti i përgjithshëm, Bashkim Jashari, dhe ka kërkuar që të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shkruan Gazeta Express.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se ftesa për takim me gjeneralin Jashari dhe ministrin Maqedonci vjen si rezultat i shqetësimit të presidentes rreth gjendjes së krijuar në FSK sa i përket ushqimit.

Kupina gjithashtu se presidentja e Republikë së Kosovës ka kohë që ka propozuar një plan disa pikësh për FSK-në, por që për të njëjtin plan kërkohet përkrahje buxhetore nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

 “Përndryshe, Presidentja Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre. Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament”, ka thënë Kupina për Gazetën Express

Në planin e presidentes Osmani, Kupina ka treguar se përfshihen” Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri, Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit, Pagesa e mëditjeve për pjesëtarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj), Sigurimi shëndetësor, Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe terciar mjekësor, Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare, Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre dhe Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët”.

Kupina ka thënë se “realizimi i këtij programi mbështetës, gjithashtu ndikon në fuqizimin e operacionalitetit të FSK-së, në kohën e tranzicionit e zhvillimit të saj me qëllim të realizimit të detyrave ligjore dhe misionit kushtetues të saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror. Përgjatë ditëve në vijim, pas takimeve të radhës me institucionet relevante, do të mund t’ju japim më shumë detaje lidhur me këtë çështje”./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img