0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

​Kriza energjetike, Rizvanolli kërkon nga kuvendi zgjatjen e masave emergjente

Duke marrë parasysh krizën energjetike evropiane nga e cila po ndikohet edhe vendi ynë, në një seancë të jashtëzakonshme të kuvendit, po shqyrtohet vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Këtë vendim e ka arsyetuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila kërkoi nga deputetët ta mbështesin këtë vendim me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes me energjie elektrike.

“Duke marrë parasysh krizën energjetike evropiane nga e cila po ndikohet edhe vendi ynë, në funksion të tejkalimit të kësaj situate, Qeveria e Kosovës i propozon Kuvendit të Kosovës zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energjie elektrike me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes dhe marrjes së masave shtesë dhe vazhdimit të masave ekzistuese. Ne së shpejti do të sjellim në kuvend një amendament të ligjit i cili na lejon që zgjatja e masave për periudha më të gjata në mënyrë që të evitojmë barrën administrative për kuvendin dhe qeverinë”, theksoi ajo.

PDK ka kritikuar se Ministria e Ekonomisë po e keqpërdor Ligjin për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img