Më 1 qershor 2023 pritet të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.
Në seancën e kaluar e cila u mbajt me 24 janar të këtij viti, gjyqtari i rastit, Sahit Krasniqi ka aprovuar propozimin e avokatit mbrojtës Admir Salihu që të bëhej ekzaminimi psikiatrik ndaj Dardan Krivaqës.
Ndërsa, në raportin e ekzaminimit psikiatrik të Institutit të Forenzikës, është konstatuar se i akuzuari për vrasjen e 18-vjeçares, nuk ka ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore të karakterit psikotik.
Pas pranimit të këtij ekzaminimi, gjykata ka vendosur seancën e radhës për dy të akuzuarit.