0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kritikohet organizimi i Presidentes: Të mos ftosh gratë që kanë kontribuar para, gjatë dhe pas luftës, s’i bën nder Kosovës

Drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu, ka reaguar ndaj organizimit që po mbahet sot në Prishtinën me organizim të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. 

Begu ka thënë se të organizosh një konferencë për gratë dhe rolin e tyre në paqe e të mos ftosh gratë që ka dhënë kontribut para, gjatë dhe pas luftës nuk i bën nder Kosovës si mikpritëse por edhe s’mund të rishkruhet historia.

“Me u organizu ne Kosove një konference per gra & rolin e tyre ne paqe, dhe mos me ftu as si mysafire gratë dhe vajzat me kontributin me te çmuar para, gjate & pas luftës, si shembull te dëshmuar në botë, nuk i bon nder Kosovës si nikoqire, por edhe historinë nuk e rishkruan”, ka shkruar Begu në ‘twitter’. 

Begu s’ka dhënë emra të veçantë të ndonjë gruaje që s’është ftuar, duke thënë se numri i tyre është shumës.

Ai në reagimin e tij ka bashkëngjitur edhe një link ku gjendet lista e grave që kanë marrë çmim nga Kombet e Bashkuara për kontributin e tyre. Mes emrave është edhe Flora Brovina.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img