1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kritikat e Bislimit, Stano: S’i komentojmë, marrëveshjet dhe kërkesat e BE për de-eskalim të përmbushen pa vonesa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit në Bruksel, ka thënë se Kosova është e shqetësuar me draftet e propozuara apo planin e Miroslav Lajçak për finalizimin e planit të sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes Themelore.

Bislimi propozimin e Lajçakut e ka cilësuar si të anshëm në favor të Serbisë dhe që s’garanton zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Lidhur me këto kritika të kryengociatorit kosovar, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se nuk i komentojnë komentet e Bislimit.

Ai tutje ka treguar për temat që kanë diskutuar palët në takimin me Miroslav Lajcak dhe ka potencuar se BE-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin angazhimet në kuadër të dialogut të Brukselit dhe të përmbushin planin e BE për de-eskalim pa vonesa të tjera.

Gjithashtu ka kërkuar që palët të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm.

 “Në takimin e të mërkurës, lehtësuesi i BE-së dhe palët diskutuan individualisht disa çështje aktuale në agjendën e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, siç janë zbatimi i Marrëveshjes së re për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, energjia, zbatimi i Deklaratës për Personat e Pagjetur, de-përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe çështjet tregtare. BE pret që të dyja palët të përmbushin angazhimet e tyre të Dialogut dhe kërkesat e BE-së për de-përshkallëzimin pa vonesa të mëtejshme, të angazhohen në mënyrë konstruktive në proces dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm“, ka thënë Peter Stano për Express.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img