0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kritika për vonesa, Murati: Qeveria do t’i ndajë mjetet për kompensimin e dëmëve të vërshimeve në mbledhjen e radhës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se vlerësimi i dëmeve nga vërshimet është bërë nga një Komision qeveritar dhe se ndarja e buxhetit do të bëhet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimit në Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Murati ka thënë se vonesat në vlerësimin e dëmeve janë bërë për shkak se Komisioni ka bërë vlerësimin total dhe jo individualisht.

Pastaj sipas tij, Ministria ka kërkuar nga ky Komision që vlerësimi të bëhet individualisht dhe se sipas tij, kjo tani më është bërë. Ai tha se nga vlerësimi i dëmeve që është bërë nga ky komision, shuma është 34.8 milionë euro.

“Ky Komision ka qenë i ngarkuar që të mbledh informata sa i përket dëmeve. Çka ka ndodhur gjatë kësaj kohë ka qenë një raport me vlerësim për secilën komuna por nuk ka pasur vlerësim për individualë. Kemi kërkuar që të kemi lista të detajuar për secilën familje dhe kjo është bërë. Tani që i kemi të gjitha informata në mbledhje e radhës do ta trajtojmë si pikë të rendi të ditës”, tha ai.

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pati kritika në adresë të ekzekutivit, për mos ndërmarrjen e hapave për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet.

Sipas tij, nga ato vërshime ka pasur familje që kanë mbetur dhe pa shtëpi dhe se Qeveria nuk u ka dalë në ndihmë.“Këtu njerëzit kanë mbetur pa shtëpi. Si me kuptu këtë Qeveri që nuk ju del në ndihem njerëzve”, tha ai.

Kritika ndaj Muratit pati edhe Mërgim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Tha se Qeveria është duke i konsideruar qytetaret si të dorës së dytë.

“Është shumë për keqardhje që duhet me kërku raportim për mbështetje të qytetarëve. Është për keqardhje se qytetari nuk duhet të trajtohet si të dorës së dyte dhe kjo që po e bënë qeveria Kurti është pikërisht kjo. As një cent deri me tani nuk kanë marr qytetarët ndihmë nga Qeveria. Nga sot sa më parë me i qit ato mjete në gjirollogarit e familjeve të prekura”, tha ai.

Në përgjigjen e tij, shefi i kuletës së shtetit, ka thënë se pritë që listat e vlerësimeve të jenë të kompletuara dhe se forma e ndarjes së mjeteve do të jetë e drejtë dhe e barabartë.

“Kërkesa ka qenë që të jenë sa më të kompletuar listat që të mos kemi pastaj situata ku një listë preliminare e trajtojmë dhe mendoj se e kemi shumën për ta mbuluar të plotë ndoshta dhe kur vjen lista tjetër del që dëmi është shumë me i madh se sa është vlerësua. E pastaj këtë listën e dytë duhet me trajtu me 50 për qind, kjo do të ishte padrejtësi dhe këtu ka qenë pse kemi dëshiruar që ta kemi pasqyrën e plotë të vlerësimit të dëmeve që më pas të procedojmë dhe ta kemi një trajtim të barabartë. Në mbledhjen e radhës të Qeverisë do ta kemi si pikë të ditës”, tha ai.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img