-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kritika ndaj ministres Haxhiu për gjuhën ndaj prokurorit, i kërkohet dorëheqja

Tash e shtatë vite ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po përballet me një lëndë gjyqësore.

Haxhiu e disa deputetë tjerë akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Në seancën e fundit gjyqësore, Haxhiu deklaroi se kur nuk ka prova prokurorit Ilaz Beqiri duhet të dorëzohet.

Ajo tha se nuk është vonë për prokurorin që të tërhiqet tani.

Kjo gjuhë e ministres po i duket e papërshtatshme juristit, Arbër Jasharit.

Reagim për këtë pati edhe nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Por a mund të ndërhyjë ministrja kësisoj në punën e prokurorëve?

Kritika ndaj ministres Haxhiu ka pasur edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konference për media.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, tha se Haxhiu nuk e ka kredibilitetin për të udhëhequr drejtësinë kur ajo kërkon nga prokurorët të dorëzohen.

Haxhiut madje po i kërkohet edhe dorëheqja.

Pos LDK-së, edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e kritikoi Albulena Haxhiun përmes një postimi në rrjete sociale.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img