2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Krimineli Ratko Mladiq i shtrirë në spital qe një javë, djali tij flet për gjendjen

Ish-shefi ushtarak serb i Bosnjës, Ratko Mlladiq, i cili po vuan dënimin e përjetshëm për krime lufte në Hagë, është shtruar në spital me “shëndet të dobët”, tha djali i tij Darko Mlladiq.

Në një intervistë të shkurtër telefonike, Darko Mlladiq konfirmoi deklaratën e tij për mediat lokale se ish-gjenerali i sëmurë ishte shtruar në spital për një javë, fillimisht në një spital civil në Hagë dhe që nga e enjtja në objektin e burgut të “International Residual Mechanism for Criminal Tribunals” (MICT) në qytetin holandez.

“Ai është në një gjendje të rëndë shëndetësore. Një ekip mjekësh është gati këtu në Serbi për të shkuar për ta parë, por ne nuk e dimë ende nëse do të lejohen. Ne do të kërkojmë leje që ai të ekzaminohet nga këta mjekë”, tha Darko Mlladiq.

Gjykata në Hagë tha se nuk mund të komentonte mbi gjendjen shëndetësore të të burgosurve, pasi një informacion i tillë është konfidencial.

Ratko Mlladiq humbi apelin në qershorin 2021 kundër dënimit me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë konfliktit në Bosnje, i cili ndodhi midis viteve 1992 dhe 1995.

Ai u shpall fajtor për gjenocid për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, në të cilën rreth 8,000 burra dhe adoleshentë myslimanë u vranë në korrik 1995 nga forcat serbe të Bosnjës.

Mosha e tij e saktë është një çështje debati, dhe ai është 79 ose 80 vjeç, ku ai pretendon se ka lindur më 12 mars 1943, ndërsa Tribunali thotë se ai ka lindur më 12 mars 1942.

Mlladiq u arrestua më 26 maj 2011 në Lazarevo, Serbinë veriore, pas gati 16 vitesh në arrati./A2CNN

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img