1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

“Kriminal e qyqar”, Krasniqi dënon sulmin ndaj Komunës së Zveçanit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Ai tha se komunat e Kosovës janë funksionale dhe të gatshme për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të tyre, pa dallim.

“Mbrëmë grupe kriminale kanë sulmuar me granatë dore Komunën e Zveçanit. Dënoj fuqishëm sulmin kriminal e qyqar ndaj objektit të Komunës së Zveçanit. Sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqënien për të gjithë qytetarët tanë.Republika nuk zmbrapset!”, shkruan Krasniqi në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi me granatë dore ka dëmtuar objektin e Komunës së Zveçanit dhe katër vetura që kanë qenë të parkuara aty afër.

Lidhur me të ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.

Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img