Një i dyshuar për krim të organizuar dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm është paraqitur të mërkurën në stacionin policor në Pejë.
Sipas njoftimit, ai është paraqitur në stacion në bazë të urdhër-arrestit që e kishte.
Policia, njofton se ai dyshohet për veprat penale që kanë ndodhur më 5 prill, 2023.
Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se i njëjti “është dërguar në prokurorinë speciale për intervistim”
“Pas intervistimit, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.