Site icon PrishtinaPress

Krimi dhe mashtrimi i Rozeta Hajdarit, raporti i policisë zbulon shkakun e aksidentit

Një fëmijë i moshës së mitur ka pësuar lëndime trupore, pasi ai është goditur nga vetura e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, i cili tashmë është konfirmuar me version të “zbutur” edhe nga vetë ministrja Rozeta Hajdari.

Megjithatë, raporti i policisë nuk e përshkruan rastin kaq “but” sikur ministrja Hajdari.

Demokracia.com ka arritur ta sigurojë pjesën përshkruese të raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, ku thuhet se aksidenti ishte shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës nga ana e ministres Rozeta Hajdari.

“Me datë 10.04.2022 rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Auto 1 Ford Fiesta ngjyrë e kaltër, shofer Rozeta Hajdari FSHK e lindur *****. Këmbësori i lënduar I.B. i lindur me **** 2012 në Prishtinë. Shkaku i aksidentit, mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës”, thuhet në raportin zyrtar të siguruar nga Demokracia.com.

Demokracia.com ka raportuar sot se i mituri, i cili ende nuk ka mbushur 10 vjeç, ka pësuar lëndime dhe është dërguar me emergjencë në QKUK.

Në momentin e shkaktimit të këtij aksidenti, ministrja Rozeta Hajdari ishte me veturë personale, konkretisht me një Ford Fiesta, ngjyrë e kaltër.

Exit mobile version