Drejtoria e Krimeve Ekonomike së bashku me autoritetet norvegjeze janë duke kryer një aksion në komunën e Gjakovës.
Atyre po ju asiston edhe Policia Rajonale e Gjakovës. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Grashita, pa dhënë detaje të tjera.
“Po është duke u zhvilluar një aksion, kanë kërkuar asistim nga ne, jemi duke i asistuar, por asgjë nuk di më tepër për momentin”, ka thënë shkurt Graishta për Reporteri.net.