1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Krimet ekonomike arrestojnë tre persona në rajonin e Gjilanit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) përkatësisht dega ne Gjilan, në bashkëpunim me njësitet policore të SPMK-së në Muqivërcë kanë ndaluar dy kamionë të cilët po transportonin masë drusore për ngrohje, dokumentacioni përcjellës i të cilëve kishte rezultuar i dyshimtë.

Për shkak të dyshimeve për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, prokurori kujdestar ka urdhëruar që nga pylltari përgjegjës, përkohësisht të sekuestrohen dy kamionët me masë drusore, ndërsa nga shitësi i tyre të sekuestrohen vendimet e lejes për prerje të druve, deri në verifikimin e gjendjes faktike.

NJHRKEK-Gjilanka kryer veprime hetimore/operative, dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari RR.G., m/k (1967) me qëllim që vetes ti sjellë përfitime pasurore është përfshirë në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” duke lëshuar dokumente fiktive (fletëpërcjellje) dhe duke ua mundësuar të dyshuarve A.SH. m/k (1969) dhe H.SH., m/k (1963) bartjen e drunjëve me dokumentacion jo të rregullt, ku ndaj këtyre të fundit është iniciuar rasti ‘’Vjedhja e Pyllit’’.

Sot me datën 19.09.2023, tre të dyshuarit janë intervistuar ne prezencën e avokatëve, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, në luftimin e të gjitha dukurive ilegale në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img