1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Krimet e luftës në Kosovë, PSRK njofton se janë ngritur aktakuza ndaj 89 personave

Prokurorja speciale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari, ka dhënë detaje lidhur me aktakuzat e ngritura për krimet e luftës.

Hajdari në një konferencë për medie ka njoftuar se deri më tash janë ngritur 33 aktakuza me 89 persona, teksa ka theksuar problemet gjatë zhvillimit të hetimeve, për faktin se kryesit e veprave janë shumica në Serbi.

“Deri me tani prokuroret kanë ngritur 33 aktakuza me 89 persona. Me marrjen e kompetecave jemi ballafaquar me probleme pasi kryesit e këtyre veprave nuk kanë qenë në Kosovë, shumica e tyre në Serbi, ndërsa viktimat dhe dëshmitaret në Kosovë. I kemi zhvilluar hetimet, i kemi grumbulluar provat, i kemi pranuar provat nga tribunali”, tha ajo.

Ndërkaq, prokurori, Ilir Morina, ka thënë se për masakrën e Dubravës janë nën hetim 88 të dyshuar dhe vetëm një në paraburgim.

“Për masakrën e Dubravës nën hetim në rastin janë 88 të pandehur, për momentin vetëm një të pandehur e kemi në paraburgim. Për të pandehurit  tjerë vazhdojnë hetimet dhe duke u mbledhur provat”, tha prokurori Morina.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img