-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Krijuesi i internetit modern i shqetësuar për përhapjen e lajmeve të rreme

Zbuluesi i faqeve në internet (World Wide Web) që i përdorim posa të hapim internetin, Tim Berners-Lee, tha se ndikimi i informacioneve të rreme në internet është shqetësues dhe zbuloi planet për të luftuar marketingun joetik politik, raporton Independent.

Shkencëtari britanik pikërisht 28 vjet pas shpikjes së tij, tha se teknologjia e re është bërë alarmante.

Në një letër të hapur, 61-vjeçari ka thënë se keqpërdorimi i të dhënave ka krijuar efekt frikësues mbi lirinë e shprehjes dhe paralajmëroi që pikat e verbëra në internet, të cilat, sipas tij, “e prishin” demokracinë.

Problemi kryesor, shkruan ai, është se shumica e njerëzve gjejnë një “grusht” të lajmeve dhe informacionit të tyre përmes rrjeteve sociale dhe motorët e kërkimit të ngjashëm, të cilat paguhen çdo herë kur dikush klikon në link.

“Rezultati përfundimtar është se pastaj ai link na tregon përmbajtjen të cilën nësë e klikojmë duhet ta paguajmë. Ndonjëherë kjo është dezinformatë apo lajm i rremë, e që është e habitshme dhe tronditëse”, tha ai.

Sipas tij, ky problem krijon një presion të frikshëm mbi lirinë e fjalës dhe e pengon web-in si një hapësirë për tema të rëndësishme, të tilla si problemet shëndetësore, seksualitetin apo fenë.

Tim Berners-Lee ka kritikuar politikanët se përdorin votuesit duke përdorur “algoritme të sofistikuara”. Ai i bëri thirrje njerëzve në mbarë botën, si dhe përfaqësuesve të Google dhe Facebook për të rritur përpjekjet në luftimin e lajmeve të rreme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img