2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Krijimtaria e Podrimës, Marquez e Dones do të lexohet në New York, fondet shkojnë për filmin “Escorts”

“Escorts” është një film i shkruar për tetë ditë nga Bujar Alimani. Gjithçka lindi rastësisht, pati thënë kështu në një intervistë më herët për KultPlus, vetë regjisori Alimani, i cili pati treguar se për këtë projekt do të kërkojnë edhe mbështetjen e miqve të kinemasë pa dallime nacionale.

Kështu edhe ndodhi. Regjisori Bujar Alimani, për jetësimin e këtij filmi i bashkoi forcat me produksionin ‘90 Production’ me producenten Tefta Bejko dhe Techdoc Digital që kryesohet nga Damian Pervizi.
Kësisoj “Escorts”, këtë të premte nisë eventet e ndryshme kulturore, për t’i mbledhur fondet për ta nisur jetësimin e tij.
“Ne jemi një grup i cili po bënë përpjekje për të mbledhur fonde për realizimin e projektit “Escorts”. Kjo nuk mund të bëhet për një ditë natyrisht, dhe kësisoj do të pasojnë paralelisht një seri eventesh siç është ky që do të vjen këtë të premte, ku publiku do të mund të kontribuojë përmes pagesës së një shumë modeste, shtytjen e mëtejme të projektit”, tha fillimisht producenti Demian Pervizi.
Në këtë mbrëmje do të jenë gjithsej dymbëdhjetë aktorë, të cilët do të lexojnë tetë autorë të njohur. Do të ketë aktorë të kombësive të ndryshme dhe leximi do të jetë në anglisht, shqip, spanjisht, italisht e greqisht. Marquez, Dones, Cervantez, Podrimja, Sourounis, Mehmeti…janë autorët që do të lexohen të premten në New York. Producenti njëherësh edhe organizatori i gjithë kësaj Damian Pervizi, tregoi në detaje se çfarë do të lexojnë aktorët.
“Do të jetë vetëm një poezi e Ali Podrimës ndërsa të tjerat janë prozë. Aktorët që do të lexojnë janë tri rolet kryesore që do të interpretojnë edhe në filmin “Escorts”, si: David Rey (Puerto Rico), Nancy Castro (Kolumbia), Savina Alimani (Shqipëri) …me pas Armando Dauti (Shqipëri), Ariot Myrtaj (Kosovë), Roland Uruci (USA- Maqedoni), Paul Caamano (USA), Mario Padula (USA –Itali), Rocio Mendez (Republica Domenikane). E prezantimin do ta bëjë Julian Biba”, tha Pervizi, i cili vazhdoi të tregoj se këto lexime janë përbërje e një performance artistike në të cilat evidentohen imazhe kinematografike, që sipas tij, krijojnë kulm me shfaqjen e dy filmave të shkurtër prej dy regjisorëve siç janë Sabir Kanaqi me filmin “Matanë Lumit” dhe Dhimitër Ismaili me filmin “Sipërfaqe”.
“Sensibilizimi i hapësirës shqipfolëse ka qenë një nga synimet tona edhe për faktin se “zemra” e projektit përbëhet nga shqiptarët, pra zanafilla e tij është nisur e mesa duket do përfundojë prej tyre. Jemi grup kompakt dhe të vendosur për ta bërë filmin, qoftë edhe me buxhet shumë të vogël”, u shpreh producenti, i cili për KultPlus, tregoi se filmi “Escorts”, pritet të nisë xhirimet në fillim të dhjetorit, dhe që poashtu ekipi ka në plan që këto xhirime ti përfundojnë për gjashtë ditë.
“Një kohë kampion kjo e pazakontë ne çka njohim projektet filmike. Dhe shpresojmë të kemi një film indipendent autor shumë të mirë”, tha për fund, Damian Pervizi. “Escorts”, bënë fjalë për një portorikan (David Ray) që ka lënë punën në një bankë dhe për një problem që ka me vajzën e tij në Porto Riko, ai kërkon të bëjë para të shpejta duke shoqëruar prostitute në shtëpi të pasurish. Por, gjërat nuk shkojnë ashtu siç ai i kishte menduar deri në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img